Tifozët Kuq e Zi: Jemi pafundësisht krenarë

22/06/2016 00:00

Shqipëria mund të jetë eliminuar nga Europiani, por të gjithë shqiptarët janë shumë krenarë për lojtarët. Ky ishte Europiani ynë i parë, por jo i fundit. Ne e dimë se ky ishte thjesht fillimi.

Edhe tifozët të cilët i kanë qëndruar pranë kombëtares, janë shprehur shumë krenarë me skuadrën, madje në faqen zyrtare të Tifozëve Kuq e Zi në “Facebook” ka edhe një dedikim.

“Faleminderit luftëtarë! Jemi pafundësisht krenar! Rroftë kombëtarja! Rroftë Shqipëria etnike!”, shkruajnë tifozët, të cilët kanë postua edhe një foto nga momenti i festimit të golit të Sadikut në ndeshjen ndaj Rumanisë.

Top Channel