Ronaldo nuk thyen vetëm ëndrrat e shqiptarëve, por edhe 2 rekorde

22/06/2016 00:00

Cristiano Ronaldo theu ëndrrat e të gjithë shqiptarëve kur shënoi dy herë në ndeshjen ndaj Hungarisë, për të barazuar në po aq herë rezultatin, barazim që nuk kualifikoi Shqipërinë.

Ai u bë lojtari i parë që shënon në katër Europianë të ndryshëm dhe është vetëm një gol larg arritjes së rekordit të Platinisë, atë për më së shumti gola në këtë kompeticion.

Të dy, Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic kanë gjetur rrjetën në Europianin e 2004-s, 2008-s dhe atë të 2012-s, ndërsa portugezi arriti të shënojë dy gola edhe në Europianin e Francës, në sfidën ndaj Hungarisë.

Ylli i Real Madrid tashmë ka shënuar 8 herë në Europian, ndërsa nëse arrin të shënojë edhe një tjetër, atëherë arrin Michel Platininë, i cili mban rekordin për më së shumti gola në këtë kompeticion, me 9 të tillë.

Po ashtu, në ndeshjen ndaj Hungarisë, ai u bë lojtari me më së shumti paraqitje në finalet Europianit. Ai luajti ndeshjen e tij të 17 në një Europian, duke tejkaluar ish-mbrojtësin francez, Lilian Thuram, dhe ish-portierin holandez, Edëin van der Sar.

Top Channel