KQZ, të premten kontroll 5 formularëve të vetëdeklarimit

22/06/2016 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë të premten një verifikim formal tek formularët e vetëdeklarimit për 5 të zgjedhur.

Njëri prej tyre është deputeti i opozitës Dashamir Tahiri, ndërsa 4 të tjerët janë anëtarë këshillash bashkiakë.

Për të pestë kërkesat për verifikim janë vënë në lëvizje nga Prokuroria, pasi disa qytetarë kanë ushtruar të drejtën për të kërkuar verifikimin e të zgjedhurve.

Në rastin e deputetit nga Vlora, Dashamir Tahiri, qytetari kërkues thotë se ai ka fshehur një dënim në Itali në kohën kur përdorte skafe dhe mjete të tjera motorike ujore për aktivitete të paligjshme.

Nëse kjo rezulton e vërtetë, deputeti Tahiri humbet mandatin menjëherë dhe ndiqet penalisht për fshehje të dhënash, por nëse kërkesa dukshem është bazuar në të dhëna të pavërteta, nismëtari gjobitet me 100 mijë lekë.

Top Channel