Plant: Nuk më kujtohet kur e kompozova “Stairway…”

22/06/2016 00:00

Vokalisti i Led Zeppelin, Robert Plant, tha gjatë një seance gjyqësore për autorësinë e hitit të vitit 1971 “Stairway to Heaven”, se nuk e kujton mirë kohën kur ishte kompozuar.

Ai pretendon se nuk e mban mend takimin me grupin Spirit, që pretendon se Led Zeppelin i ka vjedhur fillimin e atij që konsiderohet si himn i muzikës “rock”.

“Stairëay to Heaven”, njëra prej hiteve muzikore më të dëgjuara dhe ndër kryeveprat e Ledd Zeppelin, ka dërguar në gjykata kitaristin Jimmy Page dhe këngëtarin Robert Plant.

Që të dy ata janë paditur nga një përfaqësues i një anëtari të bandës Spirit, që thotë se Ledd Zeppelin kanë vjedhur “Stairway to Heaven” nga kënga e tyre “Taurus”.

“Stairway to Heaven” është realizuar në vitin 1971, ndërsa “Taurus” në vitin 1967.

Top Channel