Veseli: Etika parlamentare, nevojë urgjente për përmirësimin e imazhit institucional

22/06/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka marr pjesë sot në Konferencën për etikën parlamentare dhe krijimin e Komisionit për etikën parlamentare, gjatë së cilës tha se kjo etikë është nevojë urgjente institucionale.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se duhet të përmirësohet sa më parë imazhi i institucioneve dhe politikës në funksionin politik.

Ja postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Në konferencën kushtuar Etikës parlamentare, theksova se një institucion nuk e bëjnë demokratik vetëm kushtetuta dhe rregulloret që krijohen për funksionimin e tij por edhe standardet morale që afirmon dhe përvetëson ai institucion.

Etika parlamentare, është nevojë urgjente institucionale, sepse duhet ta përmirësojmë imazhin e institucioneve dhe politikës në funksion publik.

Kërkohet rivendosja e lidhjes së domosdoshme në mes veprimit politik dhe parimeve e vlerave morale, të japim shembullin tonë, që të mund të kërkojmë prej të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë”.

Top Channel