Rritet numri i pacientëve nga temperaturat e larta

22/06/2016 00:00

Ditët e para të kësaj jave, kanë sjell temperatura të larta në gjithë territorin e vendit. I nxehti i këtyre ditëve po quhet si ‘i nxehtë afrikanë’, çka edhe sjell pasoja në shëndetin e të moshuarve, grave shtatzëna dhe të sëmurëve kronikë.

Të shumtë kanë qenë personat që këtyre ditëve kanë bërë vizita mjekësore në Qendrën Familjare apo Klinikën Emergjente në kryeqytet.

Vetëm gjatë dje dhe pardje në Kliniken Emergjente në Prishtinë, kanë kërkuar ndihmë rreth 200 të qytetarë, ku 70% e tyre janë vizituar kryesisht për shkak të temperaturave të larta dhe përkeqësimit të shëndetit, ndërsa 30% kanë pas për pasojë aksidentet rrugore.

Drejtori i Klinikes Emergjente, Basri Lenjani ka thënë për KosovaPress se këto ditë Emergjenca po shënon një numër të madh të personave të cilët ja në alivanosur nga temperaturat e larta. Lenjani për KosovaPress tha se Klinika Emergjente po përdor planin B për ngritjen e kapaciteteve hapësinore në sigurinë e barnave, si dhe ekipet shtesë në gatishmëri në raste të fluksit të madh të sëmurëve që kërkojnë shërbime emergjente.

“Brenda 24 orëve në Kliniken Emergjente kërkuan ndihmë afër 200 të sëmurë, prej tyre 70% i takojnë natyrës së sëmundjeve emergjente, ndërsa 30% i takojnë gjendjeve aksidentale. Në Klinikë në këto dy ditët e fundit është shtuar numri i të sëmurëve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore si pasoj e ngritjes së temperaturave të cilat po ndodhin në Kosovë, rajon dhe në Evropën Juglindore. Krahas këtyre shërbimet emergjente në kuadër të veprimtarisë së ofrimit të kujdesit emergjent k a planin B për ngritjen e kapaciteteve hapësinore në sigurimin e barnave dhe materialin shpenzues si dhe ekipeve në gatishmëri në raste të fluksit të madh të sëmurëve që kërkojnë shërbime emergjente mjekësore. Klinika Emergjente në këto ditë të fundit po ballafaqohet me rritjen e një numri të madh të sëmurëve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore pranë dhomës së sëmundjeve të shumta”, tha Lenjani.

Drejtori Lenjani tha se në aspektin e kujdesit emergjent mjekësor-intensiv, ka pasur numër të madh të sëmundjeve nga gjendjet aksidentale si pasojë e ndikimit të drejtpërdrejt të rrezeve të diellit. Krahas kësaj në dy ditët e fundit është shtuar numri i të sëmurëve të cilët kërkon shërbime emergjente në aspektin kardiologjik.

“Këshilla mjekësore për këto të sëmurë, që nga ora 11:00 deri në ora 17:00 të mos i ekspozohen rrezeve të diellit, të jenë në ambiente të freskëta, të përdoren kondicionerët, të përdorin terapinë e koordinuar nga mjeku familjar apo nga mjeku specialist. Ndërsa sa i përket sëmundjeve neurologjike, të cilat janë kandidat shumë të rrezikuar, mund të pësojnë…si pasoj e ndikimit të drejtpërdrejt të rrezeve të diellit. Kategoria më e rrezikuar nga ndikimi i drejtpërdrejt i rrezeve të diellit janë sëmundjet neurologjike, sëmundjet e sistemit kardio-vaskular, ato të cilët më parë kanë pasur probleme me shtypje të gjakut, probleme me çrregullimet e ritmit të zemrës, probleme me goditje në zemër, pra janë kandidatët të cilët më së shpeshti atakohen nga kjo patalogji. Personat që e konsumojnë alkoolin, personat të cilët janë nën ndikimin e trajnimit të alergjive, personat e moshuar, nënat shtatzënë, fëmijët, janë po ashtu kategoria më e rrezikuar nga ndikimi i drejtpërdrejt i rrezeve të diellit”, tha Lenjani.

Drejtori Klinikes Emergjente apeloj tek Qendrat Familjare që të gjitha ato rastet që kanë mundësi t’i trajtojnë atëherë shërbimin ta kryejnë në Qendrat e tyre, ndërsa vetëm ato raste me çrregullime të rënda t’i dërgojnë në Kliniken Emergjente.

Duke folur për temperaturat e larta dhe diellin e fortë të këtyre ditëve, Lenjani tha se ‘diellorja’ është një emergjencë jetë-kërcënuese e cila manifestohet me kokë dhembje, me mundim, me të vjella, me humbje të vetëdijes. Ndërsa 99% të rrezeve të diellit kanë aftësi të dëbohen nga eshtrat e kafkës dhe kjo është një barrierë e cila nuk lejon të depërtojnë rrezet me efekt negativ.

Nga ana tjetër, qytetarët shprehen se janë mjaft të shqetësuar për faktin se temperaturat e këtyre ditëve po iu sjellin probleme shëndetësore.

Top Channel