Elbasan, zjarrfikësit s’kanë fonde e mjete në mes të verës

22/06/2016 00:00

Nuk ka fonde, mungon infrastruktura, mjetet janë tejet të amortizuara. Kjo është situata e shërbimit zjarrfikës në qarkun e Elbasanit.

Në cilësinë e kreut të Shtabit të Emergjencave Civile, prefekti Arben Kamami  thirri një tryezë në kuadër të marrjes së masave për parandalimin e zjarreve. Por problemet e ngritura nga specialistët duket se nuk janë në kompetencë dhe në mundësi të Shtabit të Emergjencave për t’i zgjidhur.

Në të njëjtën situatë problematike, tërësisht të ekspozuar ndaj zjarreve janë edhe zonat e mbrojtura.

Ndërsa përfaqësuesit e Policisë, të pranishëm në këtë mbledhje vunë në dukje faktin se pjesa më e madh e zjarreve janë të qëllimshme. U kërkua bashkëpunim më i fortë me pushtetin vendor për identifikimin e autorëve.

Për herë të parë në këtë mbledhje u propozua ideja e punësimit të vrojtuesve të cilët do të bëjnë të mundur identifikimin e hershëm të zjarrit, me qëllim marrjen e masave të menjëhershme.

Top Channel