Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Dea Open Air”

22/06/2016 00:00

“Dea Open Air’, Festivali Ndërkombëtar i Filmit ka mbërritur në edicionin e tretë të tij.

40 filma me metrazh të shkurtër e të gjatë. Prodhime nga Franca,  Gjermania, Zvicra, Shqipëria, Kosova, Holanda, Polonia, Belgjika, Rusia, Gjeorgjia do te shfaqen deri ne 25 qershor në qytetin e Sarandës e Gjirokastrës.

“Filmi ka në qendër dy vajza dhe sfidën e largimit nga familja, kur sapo ke mbushur një moshë madhore, sfidë që të përball me botën dhe që jetohet në mënyra të ndryshme. Unë besoj që është me ndjeshmëri globale dhe ka brenda dramën e saj”, shprehet regjisorja suedeze Amanda Adolfsson.

Drejtori i festivalit, duke iu referuar edicioneve paraardhëse, vuri në dukje, se motoja edhe për këtë vit, e shpallur që në edicionin e parë, vijon të mbetet kultura.

Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar  Dea Open Air  pritet të mbyllet këtë fundjavë në Sarandë me një mbrëmje gala, ku do të ndahen edhe çmimet për fituesit.

Top Channel