Gjermani, ish-infermieri vrastar mund të kthehet në “killer serial”

22/06/2016 00:00

Infermieri “killer” nga Gjermania, i cila vuan aktualisht dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave, dyshohet tashmë se mund të ketë vrarë edhe dhjetëra pacientë të tjerë, duke u injektuar atyre ilaçe për zemrën. Lajmi bëhet i ditur nga vet prokurorët.

Urdhri i gjykatës për të zhvarrosur 99 ish-pacientë të tij, i cili identifikohet vetëm si Niels H., zbuloi gjurmë të mjekimeve ndaj zemrës në 27 prej trupave. 39-vjeçari Niels H. u dënua në muajin shkurt të vitit të kaluar për vrasje të dy pacientëve, por në gjyq ai ka pranuar se ka vrarë deri në 30 pacientë të tjerë.

Gjykatësit në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Oldenburgut në Gjermaninë perëndimore thanë se ai kishte dëshiruar të fitonte emërimin e tij duke i ringjallur pacientët. Ai u dha atyre mbidoza ilaçesh që bllokonin sistemin e tyre kardiovaskular. Vdekjet kanë ndodhur mes viteve 2003-2005. Në prill, policia tha se ishin duke hetuar të paktën 200 vdekje, përfshi edhe nga ata të shtruarit në klinika të tjera ku ky infermier ka punuar më herët, në Oldenburg dhe Wilhelmshaven.

Rreth 30 nga 99 trupat e zhvarrosur të ish-pacientëve në Spitalin e Delmenhorst u gjetën me mbetje të dozave të ilaçeve kundër zemrës, tha policia për “Der Spiegel”. “Dyshojmë që numri i viktimave të jetë edhe më i madh nga sa mendohet”, thotë revista, duke cituar një zëdhënës të policisë.

Hetuesit thonë se detyra e tyre është bërë më e vështirë, sepse Niels H. nuk mban mend se te sa pacientë e kishte injektuar këtë mbidozë ilaçesh. Sipas tyre, ekziston një mundësi e madhe që i pandehuri të përballet me dënim shtesë. Nëse shpallet fajtor për të gjitha vdekjet, ai do të kthehej në “killerin serial” më të tmerrshëm të Gjermanisë së postluftës.

Top Channel