Ronaldo “zbraz” nervat ndaj gazetarëve

22/06/2016 00:00

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë në “Euro 2016”. 11-metërshi i shpërdoruar ndaj Austrisë dhe shumë raste të humbura në dy ndeshje, kanë bërë që ylli portugez ta shprehë nervozizmin në çdo veprim të tij, e më shumë ndaj gazetarëve.

Ndodhia e fundit me aktor kryesor Ronaldon ishte mëngjesin e kësaj të mërkure, kur i shoqëruar nga disa lojtarë, ai kishte dalë buzë një liqenit pranë hotelit ku qëndron Portugalia.

Një gazetar arriti t’u shpëtonte truprojave dhe t’i bënte një pyetje Ronaldos rreth ndeshjes së mbrëmjes kundër Hungarisë. Për çudi të të gjithëve, sulmuesi portugez nuk preferoi të përgjigjej me fjalë, por me vepra. Ai ia rrëmbeu gazetarit mikrofonin nga dora dhe e hodhi në liqen.

Disa media portugeze shkruajnë se, incidenti është rezultat i zemërimit të Ronaldos me atë gazetar, të cilin për disa vite e ka akuzuar për shpifje në lidhje me jetën e tij private.

Top Channel