Shkodër, asgjësohen 11810 bimë kanabis
22/06/2016 00:00
Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar ditën e martë 11810 bimë kanabis.
1040 bimë në vendin e quajtur Lumi i Ndërfushajve dhe Maja e Qerpikut, fshati Mazrrek i Shkodrës, në zona të pyllëzuara me shkurre; 640 në vendin e quajtur Përroi i Sheut, fshati Benë; 10130 në vendin e quajtur Ishull, në mes të dy degëzimeve të lumit Drin, fshati Kosmaç.
Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Top Channel