Surpriza e Kroacisë përball Spanjën me Italinë

21/06/2016 00:00

Kroacia mundi 2-1 Spanjën duke shkaktuar një nga surprizat e këtij europiani, por edhe duke përcaktuar edhe një finale të parakohshme që në 1/8, duke vënë përballë Italinë dhe Spanjën.

Edhe pse ishin në disavantazhin e Moratës që në minutën e 6 arritën ta kthenin rezultatin në avantazhin e tyre. Fali një goli në limitin e pjesës së parë të Kaliniç, kroatët u futën në 45 minutat e dytë më të kthjellët për të marrë një rezultat pozitiv.

Në minutën e 72, spanjollët fituan një 11 metërsh. Ata përzgjodhën kapitenin Sergio Ramos, edhe pse në fushë ishte Iniesta.

Në fundin e ndeshjes Perisic i dha fitoren kroatëve, të cilët edhe pse luajtën pa Modriç arritën ta përballonin mirë skuadrën spanjolle.

“Pa thënë ne, asgjë nuk përfundon”. Sllogani I Turqisë nuk ngeli vetëm në autobus. Kombëtarja e Terim mposhti 2-0 ÇÇekinë, me aq gola sa i duhej për të qenë në lojë për kualifikim të mundshëm.

Top Channel