Gjykata ndërkombëtare dënon lordin e luftës në Kongo

21/06/2016 00:00

Një ish-lord i luftës në Kongo, Jean Pierre Bemba, është dënuar me 18 vjet burg nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për krime lufte dhe dhunë seksuale.

Krimet, për të cilat gjykata ka shpallur fajtor Bemba me një verdikt të lëshuar marsin e kaluar, janë kryer në vitet 2002-2003 në Republikën e Afrikës Qendrore.

Vendi në fjalë ndodhet pranë Kongos, ku Bemba dërgoi rreth 1 mijë rebelë nën urdhërat e tij për t’i bërë kontrast një përpjekjeje për grusht shteti.

Grupi i rebelëve kreu vrasje në masë dhe përdhunime në masë dhe Bemba akuzohet se nuk beri asgjë për të parandaluar këto makabritete. 8 vjet që ai i ka kaluar tashmë në gjendje burgimi do t’i reduktojnë dënimin.

Top Channel