Kavajë, aksident në mbikalim, maunia përplaset me fuoristradën

21/06/2016 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Kavajë, pranë mbikalimit tek varrezat e qytetit.

Sipas të dhënave të dërguara në rubrikën “Ti Raporton”, në të janë përfshirë një maune dhe një mjet tip fuoristradë, që është dëmtuar keqazi.

Për momentin nuk ka informacione për të lënduar apo për viktima nga ky aksident i rëndë. Por mësohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet mbi rrethanat.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel