Kosovë, nevojë urgjente mbrojtja nga sulmet kibernetike

21/06/2016 00:00

Një delegacion i kryesuar nga zëvendësministri i MPB-së, Nehat Mustafa, njëherit koordinatorNacional i Strategjisë për Siguri Kibernetike, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ku u prit nga Ali Krasniqi menaxher i Departamentit të TIK të aeroportit.

Siç njofton kumtesa nga MPB-ja, zëvendësministri Mustafa njoftoi nikoqirët për punën që është duke u bërë në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe ngritjen e CERT-ve nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Ngritja dhe përsosja e mekanizmave për mbrojtje nga sulmet kibernetike, është nevojë emergjente,prandaj edhe Aeroporti Ndërkombëtar iPrishtinës duhet që sa më shpejt të ngrisë dhefunksionalizoj CERT-in në aeroport, duke mos lënë anash edhe ngritjen e vetëdijes rreth rrezikut që ekziston nga sulmet kibernetike. MPB ofron tërë potencialin e vet për një koordinim sa më të mirë të bashkëpunimit”, theksoi Mustafa.

Ndërsa, menaxher i Departamentit të TIK të aeroportit, Ali Krasniqi njoftoi për gjendjen e kënaqshme që është në Aeroportin e Prishtinës sa i përket sigurisë kibernetike, investimeve që janë bërë e që pritet të bëhen, si dhe planifikimin që së shp ejti të ngritët dhe të funksionalizimi i CERT-it.

Ai po ashtu njoftoi edhe për investimet dhe infrastrukturën që konzorciumi “Limak De Lion”, ka realizuar në infrastrukturën e TIK të aeroportit.

Në fund u arrit në konkludimin se është e nevojshme që sa më parë të hartohet një listë e softuerëve të këqij, në mënyrë që të pengohetinstalimi i tyre tek të gjitha institucionet e publike dhe private në Kosovës.

Top Channel