Kosovë, deficit tregtar prej 2.6 miliardë eurosh vitin e kaluar

21/06/2016 00:00

Humbja që ka pësuar vitin e kaluar sektori i sigurimeve në Kosovë është 77 milionë euro. Këto humbje thuhet të kenë ardhur si rezultat i vendimit të Kuvendit për zbritjen e policave të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët.

Ndërsa, performanca e dobët e eksporteve dhe rritja e importeve bënë që bilanci tregtarë të rrisë kontributin negativ në rritjen ekonomike. Deficiti tregtarë në ekonominë e Kosovës në vitin 2015 arriti në 2.3 miliardë euro, vlera e eksportit në vitin 2015 ishte 325.3 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 0,2 përqind, përderisa vlera e importit arriti në 2.6 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 3.8 përqind.

Këto të dhëna i ka prezantuar sot guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, gjatë prezantimit të raportit për vitin e kaluar, në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa.
Anëtarët e këtij komisioni kanë miratuar raportin dhe njëkohësisht kanë njoftuar se në prezantimin e raportit vjetor të BQK-së në seancën plenare të Kuvendit do të raportoj edhe vetë guvernatori Hamza.

“Sipas vlerësimeve të BQK-së, norma reale e rritjes ekonomike për vitin 2015 sillet ë mes të 3.5 shkon deri në 4 përqind…Vlerësimet aktuale për rritjen ekonomike në Kosovë shkon prej 3.5 deri në 4 përqind që do të jetë këtë vit. Bazuar kryesisht në vlerësimet për rritjen e konsumit privat dhe të investimeve. Rritja e kreditimit bankar si dhe rritja e remitencave kishin kontribut të rëndësishëm në rritjen e konsumit privat gjatë vitit 2015. Performanca e dobët e eksporteve dhe rritja e importeve bënë që bilanci tregtarë të rrisë kontributin negativ në rritjen ekonomike. Deficiti tregtarë në ekonominë e Kosovës në vitin 2015 arriti në 2.3 miliardë euro, vlera e eksportit në vitin 2015 ishte 325.3 milionë euro , që paraqet një rritje vjetore prej 0,2 përqind përderisa vlera e importit arriti në 2.6 miliardë euro , që paraqet një rritje vjeto re prej 3.8 përqind. Deficiti i lartë tregtarë vazhdon të jetë kontribuues kryesor i deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale ku ne vitin 2015 arriti në 501.8 milionë euro apo 8.7 përqind e Bruto Produktit të Brendshëm”, tha Hamza.

Nënkryetarja e këtij Komisioni, Safete Hadërgjonaj, ka kërkuar të di arsyet pse sektori i sigurimeve ka pasur humbje në vlerën 7.7 milionë euro. Ajo po ashtu ka kërkuar të di se sa ka vështirësi BQK që të mbikëqyr OJQ-të mikrofinanciare.

“Nga raporti vërejtëm se është rrit vlera e investimeve të huaja direkte, sepse kemi pasur një performancë jo shumë të mirë gjatë vitit 2014. Po shohim këtu tek sektori i sigurimeve që ka regjistruar një humbje prej 7.7 milionë euro që është një humbje më e madhe, krahasuar me vitin paraprak që ishte 2.5 milionë euro, desha një sqarim të shkurtë lidhur me këtë çështje. Desha edhe një çështje tjetër me ngritë sa i përket mungesës së ligjit për mikro-financat; a po ju vështirëson punën e mbikëqyrjes këtyre institucioneve, meqenëse po shohim se sektori ka një rritje, ka profit më të lartë, në vitin 2015 në sektorin mikro financiar nga raporti vërejmë se kjo vlerë është 2.5 milionë euro që është dukshëm më i lartë se në vitin 2014. A po ju vështirëson çështjen e monitorimit , mbikëqyrjen e këtij sektori”, tha Hadërgjonaj.

Guvernatori Hamza tha se vendimi i Kuvendit për zbritjen për 50 përqind të policave të sigurimit kufitarë ka ndikuar në të hyrat e kompanive të sigurimit. Ndërsa për veprimtarinë e OJQ mikro-financave tha se shumë shpejt ligji do të rregulloj statusin e tyre.

“Sa i përket humbjeve të cilat i ka realizuar sektori i sigurimeve, është si rezultat i vendimit që unë dëshiroj të ju falënderoj edhe juve si Kuvend për mbështetje. Rezultat i vendimit që ne kemi marrë për reduktimit që çmimit të policave kufitare për zvogëlimin e çmimit të policave për 50 përqind. Kjo ka pasur refleksione, efekte financiare sa i përket kompanive të sigurimeve negative… Pozitive është vendim i drejtë për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët vijën në Kosovë. Sa i përket ligjit për institucionet mikro-financiare, ekziston, ju e dini, një material që unë besoj se këtë vit do të vije në Kuvend edhe do të procedohet tutje dhe do të aprovohet“, tha Hamza.

Komisioni me vetëm një abstenim e ka miratuar këtë raport, ndërsa e ka shtyrë për një mbledhje tjetër raportimin e anëtarëve të bordit të Trustit pasi që komisioni ka mb etur pa kuorum. Po ashtu në parim anëtarët e këtij Komisioni kanë miratuar projektligjin për Ndihmë Shtetërore.

Top Channel