“Brexit”, Draghi: Gati për çdo emergjencë

21/06/2016 00:00

“Banka Qendrore Europiane është gati t’u bëjë ballë të gjitha urgjencave”. Kështu ka deklaruar presidenti Mario Draghi, duke iu referuar pasojave që mund të rrjedhin nga referendumi britanik.

“Rimëkëmbja e zonës euro ka siguruar një hap përpara që nga fillimi i vitit dhe pritet që të vijojë me hapa të moderuar, por konstante, e mbështetur nga një kërkesë e brendshme solide dhe nga një aplikim i politikave të duhura në ekonominë reale”, ka deklaruar Draghi.

Duke folur në Parlamentin Europian, presidenti i BQE ka theksuar se dinamikat e inflacionit mbeten thuajse të palëvizshme dhe niveli do të mbetet i ulët në muajt e ardhshëm.

Top Channel