Dhuna në jetimoren e Shkodrës, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën

21/06/2016 00:00

Gjykata e Apelit la në burg pa afat ish-drejtuesen e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, Albana Llazani e akuzuar për shpërdorim detyre.

Mbrojtja e saj kishte kërkuar heqjen e kësaj mase sigurie, por kërkesa është refuzuar. Ish-drejtuesja e shtëpisë së fëmijës u ndaluan me kërkesë të Prokurorisë rreth një muaj më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas Prokurorisë ndaj jetimeve të strehuar në këtë qendër është ushtruar dhunë dhe kishte raste edhe të abuzimeve seksuale.

Top Channel