Beteja me pronarët e tokave në Strasburg, 89 padi në shqyrtim, 400 në pritje

21/06/2016 00:00

Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut ka në proces shqyrtimi 89 padi kundër qeverisë shqiptare për kthim dhe kompensim prone. Shifra bëhet publike nga Agjencia e Trajtimit të Pronës dhe Avokatura e Shtetit.

Burime nga këto institucione thanë për Top Channel se vetëm për këto 89 padi, pretendimet e pronarëve për kompensim arrijnë në 500 milionë euro, ose sa 5 për qind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Por ato nuk janë të vetmet. Veç padive te pranuara për shqyrtim, në Gjykatën e Strasburgut janë depozituar edhe 400 kërkesë-padi të tjera nga pronarët, të cilat presin në radhë nëse do të pranohen për shqyrtim apo jo.

Ndërkohë, vetëm për dy padi të shqyrtuara në katër muajt e parë të këtij viti, gjobat që Gjykata e Strasburgut ka dhënë kundër qeverisë shqiptare arrijnë mbi 15 milionë euro.

Top Channel