Dropull, grabitet dhe dhunohet e moshuara

21/06/2016 00:00

Të moshuarit që jetojnë të vetëm në zonën e Dropullit janë bërë shpesh viktima të grabitjeve me dhunë.

Rasti më i fundit ndodhi në fshatin Likomil të Dropullit të Sipërm, ku e moshuara Evgjeni Dhima është dhunuar dhe grabitur. Policia arrestoi për këtë ngjarje një 28-vjeçar nga Vlora, i cili kishte hyrë në banesë i maskuar.

“Isha në kopësht. Pashë që u pre uji dhe u afrova të pompa. Në atë kohë dikush më kapi në fytyrë dhe më mbylli gojën. Nuk munda të flisja se po më shtrëgonte për fyti. Më rrëzoi në tokë dhe më goditi në fytyrë. Nuk  kisha mundësi të flisja, e vetmja fjalë që dëgjova prej tij ishte, lekët, lekët. S’munda të bëja zë se më shtrëngonte dorën më pas s’mora vesh gjë vetëm kuptova se kishte maskë dallohej një gjë si çorape. Kur hapa sytë ishte larguar. Kërkova ndihmë tek fshati dhe ata thirrën policinë. Kam frikë të rri në shtëpi. Jetojmë vetëm me burrin. Të gjithë janë të trembur. Kur e kujtoj kam frikë akoma. Fat që jam gjallë!“, rrëfen e moshuara e grabitur dhe e dhunuar.

Policia në pjesën më të madhe të rasteve ka kapur grabitësit. Një ngjarje në fshatin Dhuvjan përfundoi tragjikisht me vdekjen e një prej banorëve të sulmuar për grabitje.

Top Channel