Morata, Reali vendos ta rimarrë në Madrid

21/06/2016 00:00

Reali i Madridit do të ushtrojë të drejtën e blerjes së Alvaro Moratas nga Juventusi, e drejtë që i garantohet nga klauzola e kalimit të tij nga Madridi në Torino.

Drejtori Ekzekutiv i kampionëve të Italisë, beppe Marotta la të kuptohej se tashmë nuk ka asnjë dyshim që Reali do të rimarrë Moratan për të vendosur më pas nëse do të shesë apo mbajë në skuadër.

“Reali do të ushtrojë të drejtën që i jep klauzola. Morata do të largohet nga Torino dhe do të rikthehet në Spanjë”, tha Marotta.

Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që sulmuesi spanjoll të luajë sërish për Juventusin sezonin e ardhshëm.

“Do të shohim mundësinë nëse mund ta blejmë sërish atë”, sqaroi shefi ekzekutiv i Juves.

Top Channel