Arrestohet 51 vjeçari në Kukës, dhunoi bashkëshorten për xhelozi

21/06/2016 00:00

Policia e Kukësit ka vënë në pranga shtetasin B.C., 51 vjeç për dhunë në familje.

Sipas policisë, arrestimi i shtetasit u bë pasi për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases P. C., 42 vjeçe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i K.Penal.

Top Channel