Rishfaqet dhuna, përleshen anglezët e francezët (VIDEO)

21/06/2016 00:00

Forcat e sigurisë në Europianin e Francës nuk po gjejnë qetësi. Në rrugët e vendit transalpinë kanë parë sërish skenat e përleshjeve mes tifozëve dhe këtë radhë bëhet fjalë për ata anglezë.

Ngjarja më e fundit ndodhi në pasditen e së dielës në Lion ku huliganë anglezë u përplasën me tifozët francezë.

Në pamjet e regjistruara nga tifozë të ndryshëm, shfaqeshin skenat e dhunës ku tifozët nuk hezitonin të hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit nga shishet e deri të karriget e klubeve e lokaleve ku ata ndodheshin.

Top Channel