Belgjika, Hazard: Kemi disa probleme

21/06/2016 00:00

Eden Hazard bën një bilanc për skuadrën e tij në përfundim të dy raundeve të para të Evropianit.

Mesfushori i skuadrës belge ka pranuar se skuadra e tij ka pasur disa probleme, por që në fund ka ditur të imponojë ritmin e saj.

“Ndonjëherë, kur kemi topin në zotërim, nuk dimë si të veprojmë. Shpesh gjendemi në pozita që duhet të shfrytëzojmë kundërsulmim. Në të kaluarën kemi treguar se dimë të luajmë dhe të imponojmë ritmin tonë, i gjithë problemi qëndron në mënyrën sesi administrohet ndeshja. Përsa i përket sjelljes sime në kombëtare, jam shumë i dedikuar për të bërë sa më mirë rolin tim. Kam fituar shumë eksperiencë në ndeshjet me fanelën e Belgjikës gjatë këtyre viteve”, u shpreh Hazard.

Top Channel