Tiranë, lëndë plasëse një automjeti; vetëm dëme materiale

21/06/2016 00:00

Policia e Tiranës ka njoftuar se në orët e para të ditës së sotme, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka patur një shpërthim me lëndë plasëse.

Sipas policisë, si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar lehtë në parakolp automjeti tip “Chevrolet”, në pronësi të shtetasit me inicilae F. P., 34 vjeç.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.

Top Channel