SHBA, rrëzohet pr/ligji për armët

21/06/2016 00:00

Senati amerikan hodhi poshtë propozimin e forcimit të kontrolleve mbi armët, përfshirë këtu edhe kufizimin e shitjes së tyre personave që figurojnë në listat e të dyshuarve për terrorizëm.

Votimi në dhomen e lartë të Kongresit u mbajt një javë pas vrasjes së 49 personave në një klub homoseksualësh në Orlando të Floridës. Autori i sulmit ishte i frymëzuar, siç thuhet, nga ISIS.

Edhe pse demokratët folën për 15 orë rresht në Senat, ku dhanë argumente për miratimin e projektligjit, republikanët vazhdojnë të këmbëngulin se fokusi tek kontrolli i armëve është i gabuar.

Katër drafte u paraqitën në Senat, por anëtarët e tij ndoqën linjat partiake dhe bllokuan propozimet e njëri-tjetrit. Mosmarrëveshjet më të mëdha ishin mbi mënyrat e parandalimit të sulmeve të ngjashme me atë të Orlandos në të ardhmen.

“Kolegët tanë duan ta kthejnë të gjithë vëmendjen tek kontrolli i armëve në një kohë kur ne duhet të fokusohemi tek lufta kundër zhdukjes së ekstremizmit islamik, i cili është dhe rrënja e problemit për atë çfarë ndodhi në Orlando”, tha John Cornyn, senator republikan.
 
“Nuk e kuptoj përse kalojmë nëpër kontrolle aq të rrepta në aeroport, që supozohet të na mbrojnë nga terroristët, kur nga ana tjetër nuk ka asnjë kontroll mbi njerëzit që figurojnë në listat e terrorit e që mund të blejnë një armë”, shprehet Barbara Mikulski, senatore demokrate.

Demokratët dhe republikanët janë të shqetësuar se sulmi i Orlandos nuk do të jetë i fundit në Amerikë dhe per momentin kjo është e vetmja pikë ku qëndrimet e të dyja palëve përputhen.

Top Channel