Ulja e detyruar e avionit, Bushi: Ja kush u frikësua

20/06/2016 00:00

Avioni që transportonte kombëtaren shqiptare nga Lioni në Perros Girek bëri ulje të detyruar në aeroportin e Brestit. Reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta detyruan pilotët e charterit të ndryshonin kurs.

“Problemi i vetëm është se lojtarët u stërmunduan më shumë. Frikë? Frikë nuk patën shumë, vetëm 2-3 vetë, i pari unë dhe i dyti Ajeti”, tha me shaka Alban Bushi, menaxher i kombëtares.

Kombëtarja shqiptare e ka vazhduar me autobus udhëtimin e saj për në “Agapa Resort”, e cila është dhe baza kuqezi në “Francë 2016”. Përsa i përket fitores me rumaninë, menaxheri i kombëtares Bushi ka falënderuar tifozët kuqezi të cilët kanë suprizuar të gjithë Europën.

“Falënderoj të gjithë çunat e kombëtares për shpirtin e garës që treguan, gjithashtu dua të falënderoj tifozët shqiptarë që vërtet ishin fantastikë”, tha ai.

Kualifikimi për në turin tjetër nuk është më në dorën tonë. Bushi jep versionet e tij dhe skuadrat të cilat mund ta cojnë kombëtaren shqiptare mes 16 më të mirave të Europës.

“Italia që kam shpresë duhet ta fitojë ndeshjen dhe Turqia gjithashtu me Çekinë. Jemi të qetë, stërvitjet do të vazhdojnë deri në përfundim të ndeshjeve të treta të të gjitha grupeve”, tha ai.

Top Channel