Zvicrës i grisen bluzat

20/06/2016 00:00

Grisja e fanellave gjatë ndeshjes me Francën ka irrituar drejtuesit e federatës zvicerane të futbollit dhe vetë drejtuesit e kompanisë gjermane të veshjeve sportive “Puma”.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, drejtuesit gjerman kanë deklaruar nisjen e një hetimi për të gjetur shkaktarin e asaj që ndodhi të dielën në ndeshjen me Francën.

Në faqen zyrtare të “Puma”-s shkruhet se nga hetimet e para është vërejtur se në ato fanella janë përdorur materiale të skaduara, ose janë dëmtuar gjatë prodhimi.

Fanellat e bardha nuk kanë treguar asnjë problem, mendojmë që problemet janë shfaqur vetëm me fanellat e përdorura gjatë sfidës me gjelat e Didier Deschamps. Kompaninë gjermane duket se po e mbështet edhe media zvicerane, e cila nëpërmjet gazetarëve të saj po mundohet të vërtetojë fjalët e drejtuesve të “Puma”-s.

Gjatë ndeshjes Zvicër-Francë 4 futbollistë helvetikë mes tyre Xhaka dhe Mehmedi u detyruan të ndërronin fanellat pasi ato dëmtoheshin gjatë përplasjeve fizike mes tyre dhe futbollisteve francezë. Situata e krijuar gjatë ndeshjes është përkufizuar me batutë edhe nga Xherdan Shaqiri: Shpresoj që “Puma” mos të prodhojë kondom.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel