Aksident me një të plagosur në aksin Laç-Burrel

20/06/2016 00:00

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Laç-Burrel, në afërsi të tunelit të Shkopetit.

Bëhet e ditur se automjeti tip “Benz” drejtuar nga shtetasi P.Gj. 62 vjeç, me targa LA 6474 A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë 62 vjeçari ka mbetur i plagosur.

Në këtë mjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në Qendrën e Traumave në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Shkaqet e aksidentin janë ende të paqarta.

Top Channel