Sot nisin llogaritë, na duhet fitore e Anglisë dhe Uellsit

20/06/2016 00:00

Ndeshjet e fundit në grupe do të vijojnë sonte në mbrëmje me dy sfidat e grupit B, Angli-Sllovaki dhe Uells-Rusi, kjo e fundit do të transmetohet direkt në Top Channel në orën 21:00.

Anglia është e para e grupit me 4 pikë dhe një barazim do ta vuloste kualifikimin e saj për në turin tjetër.

Uellsi dhe Sllovakia, të cilat janë me nga 3 pikë, duan që ta fitojnë sfidën e fundit në mënyrë që të garantojnë menjëherë pas 90 minutave kualifikimin mes 16 më të mirave të Europës.

Këto përballje futen te lista e mundësive që ka kombëtarja shqiptare për të vazhduar më tej në këtë Europian.

Nëse Anglia fiton me minimumin 3 gola diferencë me Sllovakinë dhe Uellsi barazon apo fiton ndaj Rusisë, atëherë Shqipërisë së De Biasit i largohet një rival nga lufta për të arritur te 4 skuadrat e treta më të mira të gjithave grupeve.

Top Channel