Dhunë ndaj të atit, sërish në pranga Vladimir Gjuta

20/06/2016 00:00

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish nga policia. Njeriu që u akuzua si organizator i sulmit me tritol në farmacinë e babit të ministrit Tahiri, por që më pas u lirua për mungesë provash, këtë herë është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij.

Duke shkuar në banesën e këtij të fundit, Vladimit Gjuta ka shkeluar edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Kukësit për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, për të atin është plotësuar edhe kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes.

Top Channel