Durrës, arrest me burg të akuzuarit për vrasje Bedri Haka

20/06/2016 00:00

Gjykata e Durrësit ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Bedri Haka, i akuzuar për vrasje.

Haka u arrestua ditën e shtunë në qytetin bregdetar, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Leonard Murataj në nëntor të vitit 2014.

Pas vendimit të gjykatës kanë reaguar familjarët e tij, të cilët e kanë kundërshtuar atë me argumentin se në mars Apeli e ka pushuar çështjen ndaj njeriut të tyre.

Top Channel