IKMT, aksion për lungomaren; pronarët e lokaleve në protestë

20/06/2016 00:00

Njësitë e Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit janë bërë gati për prishjen e tre lokaleve në Vlorë, në kuadër të punimeve për shëtitoren e qytetit, e njohur ndryshe si lungomare.

Por plani nuk ka shkuar sipas parashikimeve, pasi pronarët e subjekteve private dhe punonjësit e tyre kanë dalë në protestë. Me parulla kundër qeverisë, ata kanë penguar njësitë e IKMT-së.

Nga të dhënat e fundit rezulton se, situata është e tensionuar dhe se ka patur përplasje fizike të protestuesve me policinë, nga të cilat një grua ka mbetur e plagosur.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel