Të rrikan shumë të vogla, Kesha!

20/06/2016 00:00

Ndodhet në Palm Springs për disa ditë pushimi, por Kesha duket se ka probleme me bikinin. Këngëtarja 29-vjeçare, me anë të një fotoje të postuar në Instagram, u është ankuar fansave se bikinit i ka shumë të vogla për të mbajtur nën kontroll “asetet” e saj.

“Epo. Hmm. Nuk më bëjnë…”, shkroi Kesha te fotoja e saj provokuese.

Në një foto tjetër, edhe pse i rrinin të vogla, Kesha kishte zgjedhur sërish të njëjtin bikini për të përshëndetur fansat e saj.

Para disa ditësh, këngëtarja postoi një foto ku tregonte të pasmet si një kundërpërgjigje ndaj gjithë atyre personave që “online” janë treguar shumë të ashpër me pamjen e saj të jashtme.

“Trupi im nuk është puna juaj, kështu që puthmëni prapanicën time magjike dhe aspak perfekte”, shkroi Kesha.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel