Aktori Anton Yelchin vdes në një aksident të çuditshëm

20/06/2016 00:00

Aktori Anton Yelchin, i cili ka interpretuar Chekovin në filmat “Star Trek”, ka gjetur vdekjen në një aksident të çuditshëm me makinë të dielën në mëngjes. 27-vjeçari, i cili ka qenë pjesë edhe e filmave “Like Crazy” dhe “Alpha Dog”, ndërroi jetë pranë shtëpisë së tij në Los Angeles, sipas policisë amerikane.

Mësohet se Yelchin doli nga makina e tij dhe në këtë moment automjeti ka bërë pas duke e shtyrë aktorin drejt një muri dhe duke e shtypur pas tij. Plagët e marra nga ky aksident i kanë shkaktuar vdekjen 27-vjeçarit.

Jennifer Houser, e Departamentit të Policisë së Los Angeles, tha për CNN: “Viktima po shkonte të takonte disa kolegë të tij për prova dhe kur nuk erdhi, kolegët i shkuan në shtëpi, ku e gjetën të vrarë nga makina e vet”.

Top Channel