Cleveland Cavaliers, kampioni i ri i NBA

20/06/2016 08:20

Cleveland Cavaliers kanë fituar titullin e NBA, duke mundur në ndeshjen e shtatë Golden State Warriors, takim që u zhvillua në fushën e këtyre të fundit.

Rezultati i finales së madhe: 93-89. Ishte LeBron James (27 pikë, 11 asist dhe 11 topa në tabelë) ai që i dha këtë triumf historik skuadrës nga Ohajo. Bëhet fjalë për titullin e parë për Cleveland dhe ky titull shijon më shumë kur kujton se seria e finaleve kryesohej 3-1 nga Golden State, përpara se të vinte përmbysja e madhe.

Lojtari më i mirë i këtyre finaleve u shpall LeBron James, i cili në fund të ndeshjes nuk i mbajti dot lotët.

Përcaktuese në këtë ndeshje ishte një bllok i James ndaj Green dhe trepikëshi i Kyrie Irving në minutën e fundit.

Mbyllet pa trofe ky sezon rekordesh për Golden State. Stephen Curry me 17 pikë dhe Klay Thompson me 14 nuk arritën të bënin diferencën me goditjet nga distanca, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë vitit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel