Cana: Jashtë formacionit? Bëj detyrën edhe nga stoli

20/06/2016 00:00

Për herë të parë në këto 13 vite, Lorik Cana nuk luajti një ndeshje të rëndësishme të kombëtares, edhe pse ishte i gatshëm për një gjë të tillë. Cana nuk dëshiron të ndalet te kjo pjesë dhe thotë se ai kontribuon edhe nga stoli.

Sa i përket fitores, Cana përgëzoi të gjithë shokët e skuadrës dhe tha se 3 piëkt ndaj Rumanisë nuk janë aspak një rastësi.

“Ka disa muaj që ekipi po gjen në çdo rol në fushë dublime dhe lojtarë të nivelit të lart. Është vetëm për tu përgëzuar. Kur luan në nivele të tilla të gjithë duan të japin kontributin e tyre dhe unë kam detyra si të jem në fushë, por edhe jashtë fushës për të motivuar djemtë. Gjëja më e vështirë është kur njeriu e di që vjen në Europian për të dhënë një kontribut për skuadrën, pasi kjo fanellë ka peshë. Shpresojmë të kemi fatin me vete!”, u shpreh ai.

Top Channel