Kryeministri Rama uron lojtarët, ja edhe dhurata e parë

20/06/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama përmes një telefonate, uroi të gjithë lojtarët e kombëtares për fitoren ndaj Rumanisë, ndërsa mes batutash bëri edhe dhuratat e para për të gjithë delegacionin kuqezi, lojtarët dhe stafin teknik.

“Duke filluar nga presidenti Duka e deri tek më i fundit, të gjithë do të merrni pasaporta diplomatike”, u shpreh kryeministri Rama.

Në një video të postuar në rrjetin social “Facebook”, Rama, me shaka, i premton një makinë Kaçes, ndërsa edhe një traktor Mërgim Mavrajt.

Top Channel