Stanciu: Zhgënjyem miliona rumunë

20/06/2016 00:00

Mesfushori rumun, Nicolae Stanciu, është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Shqipërisë, duke thënë se nuk ishin deciziv përpara portës së Berishës. Ai tha se skuadra bëri gjithçka për të fituar, por nuk ia arritën.

“Ndjehem shumë, shumë i zhgënjyer. Nuk arrij të gjej fjalët për të shprehur atë çfarë po ndjej tani dhe faktin që ne zhgënjyem miliona njerëz të cilët besuan tek ne. Mendoj se e kontrolluam ndeshjen, por nuk arritëm të krijojmë raste të pastra, ne u treguam deciziv përpara portës. Ata shënuan në fund të pjesës së parë dhe pastaj ndryshoi gjithçka”, u shpreh ai.

Top Channel