Ajeti: Besuam deri në fund, i lumtur që ia dolëm

19/06/2016 00:00

Arlind Ajeti bëri një tjetër ndeshje të shkëlqyer. Ai bëri diçka që askush nuk e kishte bërë prej 13 vitesh: uli në stol kapitenin Lorik Cana. Në ndeshjen ndaj Rumanisë, ai tregoi vazhdimësi, prandaj u shpall edhe njeriu i ndeshjes nga tifozët të cilët votuan në faqen e UEFA-s.

Pas ndeshjes, ai falënderoi De Biasin për besimin, ndërsa edhe tregoi edhe sekretin e kombëtares, që është grupi.

“Dua të falënderoj trajnerin që pati besim edhe njëherë në mua pas ndeshjes së parë. Mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Çfarë bëjmë ne për njëri-tjetrin, fakti që ne luftojmë për njëri-tjetrin, është ajo çfarë na bën të veçantë. Jemi shumë të lumtur, ne besuam deri në fund se mund të fitojmë të paktën një ndeshje në Europian dhe ia dolëm”, ishin fjalët e Ajetit pas ndeshjes.

Top Channel