Shqipëri-Rumani, shqiptarët “pushtojnë” stadiumin

19/06/2016 00:00

Kryefjala e çdo shqiptari është përballja me Rumaninë, nëse heronjtë kuqezinj do të na bëjnë të shpresojmë për më tej në këtë kompeticion europian, apo ëndrra e shumëpritur do të mbyllet sonte.

“Stade de Lyon” ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Rumani është thuajse i gjithi kuqezi.

“Do të fitojmë 3-0” thotë njëri nga tifozët e pranishëm para stadiumit të Lionit. E për të ndjekur këtë ndeshje kanë udhëtuar drejt Francës jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera të Europës, madje edhe nga SHBA.

“Fitorja e sotme e domosdoshme, për të vazhduar ëndrrën”-shprehet një tjetër tifoz.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel