Rosberg fiton Çmimin e Madh të Europës, surpriza nga Force India

19/06/2016 00:00

Gjermani Nico Rosberg pasi triumfoi në provat e lira me Mercedes, çka i siguroi nisjen nga “pole position” arriti të ruante vendin e parë duke fituar garën për Çmimin e Madh të Europës.

Shoku i tij i skuadrës, Kampioni në fuqi në Formula 1, Lewis Hamilton edhe pse u nis nga vendi i 10, pas një incidenti gjatë provave të lira, arriti që të fitonte 5 vende duke i mbyllur garën i pesti.

Një garë e mirë ka qenë edhe për makinat e Ferrarit, Vettel arriti të fitonte një vend, duke përfunduar garën i dyti, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikkonen nuk ka mundur dot të ngjitet në podium duke e mbyllur garën po në vendin e katërt.

Surpriza e kësaj gare ka qenë Sergio Perez i Force India, i cili edhe pse u nis i shtati arriti të fitonte 4 pozicione duke u ngjitur në podium si treti më i shpejti në garën e zhvilluar në Baku.

Zhgënjimi i kësaj gare mund të thuhet se ka qenë Daniel Ricciardo me Red Bull i cili një ditë më parë siguroi pozivionin e dytë në start, por sot nuk arriti të mbante ritmin duke humbur 5 pozicione, pas tij, i teti u rendit shoku i tij i skuadrës Max Verstappen.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel