Për të tetin vit radhazi, në Tiranë organizohet “Moto Fest Steel Wings”, me të apasionuar pas motorëve, të cilët i kanë dhënë një tjetër atmosferë kryeqytetit, fare pranë “Fan Zone”, në sheshin “Italia”.

 Për tre ditë me radhë, motoklube të njohura nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia dhe Gjermania dhanë spektakël në rrugët e Tiranës, ndërsa biznese të ndryshme patën mundësi që në këto aktivitete të promovojnë produktet e tyre.

“Është një aktivitet që e ka mbushur me energji pozitive Tiranën, ende pa filluar mirë vera. Më vjen mirë që “Steel Wings”-at po promovojnë qytetin tonë”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.
 
Sipas Veliajt, ky aktivitet promovon “transportin që ne duam të orientojmë, pa makina, por me motorë dhe biçikleta, për lëvizje të shëndetshme duke mos rënduar trafikun në kryeqytet”.

Në një vit punë, theksoi Veliaj, “ne jemi duke investuar paralelisht në infrastrukturë dhe në kulturë”.

Top Channel