Shenjohet Dajti. Itinerar i përcaktuar për turistët

19/06/2016 00:00

Turistët dhe të apasionuarit në ngjitjen e maleve do të kenë një itinerar të mirëpërcaktuar në Parkun Kombëtar të Dajtit.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Milva Ekonomi, së bashku me homologen çeke Karla Šlechtová, inauguran markimin e rrugës me shenja dalluese nga Parku Kombëtar i Dajtit deri në Bizë. 

Gjithsej janë shenjuar 25 shtigje për këmbësorë dhe 8 për biçikleta. Në total, bëhet fjalë për 100 km shtigje. Për të realizuar projektin është dashur punë vullnetare për 3 muaj e disa alpinistëve. Ambasada Çeke në Tiranë ka financuar markimin e shtigjeve, ndërsa nxënësit e shkollës profesionale “Karl Gega” kanë ndihmuar në prodhimin e tabelave dhe vendosjen e tyre. 

Po ashtu, ata që do të udhëtojnë në këtë itinerar mund të përdorin një aplikacion për telefonë për t’i ndihmuar nëse kanë nevojë.

Top Channel