Nuk lejuan t’u vendosej matësi i energjisë; procedohen penalisht 3 persona

19/06/2016 00:00

3 abonentë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë proceduar penalisht pasi nuk kanë lejuar punonjësit e OSHEE-së që të vendosin matësat e energjisë.

Që të tre abonentët janë nga zona e ish-Fushës së Aviacionit. Njëri prej tyre u shoqërua në polici, pasi kërcënoi me armë punonjësin e OSHEE-së.

Sipas urdhrit të Entit Rregullator të Energjisë, brenda qershorit duhet të përfundojë pajisja e të gjithë abonentëve të OSHEE-së me matësa, për të mos pasur më faturim aforfe.

OSHEE vëren me shqetësim se abonentë në zona të ndryshme të vendit pengojnë qëllimisht dhe bëjnë rezistencë ndaj punonjësve, pasi nuk pranojnë t’u instalohet pajisja matëse. 

Në çdo rast, OSHEE-ja shënon në procesverbal abonentët që nuk kanë pranuar t’u vendoset matësi, ndaj të cilëve parashikohen sanksione me ndërprerje të energjisë elektrike.

Top Channel