Tiranë, inertet po “mbysin” hapësirën prapa “Dhora Lekës”

19/06/2016 00:00

Një hapësirë e shndërruar në shesh për hedhjen e mbetjeve të materialeve inerte është vetëm pak metra parkut më të madh publik brenda qytetit të Tiranës, pas shkollës 9-vjeçare “Dhora Leka”.

Gjithkush që bën ndonjë rikonstruksion në shtëpinë e tij ka gjetur rrugën më të shkurtër, duke shfrytëzuar orët e vona, për t’i hedhur mbeturinat në këtë shesh.

Banorët thonë se janë ankuar pranë Njësisë Administrative për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave në këtë zonë të banuar dhe fare pranë shkollës, por ky problem i tyre ende nuk është zgjidhur.

Burime nga Bashkia e Tiranës thonë se, duke nisur nga dita e hënë do të bëhet heqja menjëherë e këtyre mbetjeve, ndërkohë që Polica Bashkiake do të kontrollojë herë pas here, për të bërë të mundur ndalimin dhe ndëshkimin e personave që i hedhin mbeturinat në këtë zonë.

Gjoba për këtë shkelje nis nga 2.000 lekë për individin dhe nga 5.000 lekë për subjektin.

Top Channel