Krim në familje në Korçë, burri vret me thikë gruan

19/06/2016 00:00

Një burrë në Korçë ka vrarë me thikë gruan e tij përpara se të qëllonte edhe veten. Dyshimet e para të policisë lidhen me probleme mes çiftit për shkak të xhelozisë.

Çifti Xhiko jetonte me qera në katin e parë të një pallati në lagjen 17 të Korçës.Ata njihen shumë pak nga fqinjët pasi kishin vetëm një vit që jetonin atje.

Sipas të dhënave të para Mikel Xhiko ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten Yllka vetëm 29 vjeçe duke e lënë atë të pajetë.

Më pas ka qëlluar edhe veten dhe është  plagosur rëndë, por ka vdekur me pas ne spital.

Dyshimet e para të policisë lidhen me probleme mes çiftit për shkak të xhelozisë pasi  autori nuk toleronte faktin që 29-vjeçarja punonte si kamariere. Fqinjët tregojnë se kanë mësuar ngjarjen vetëm në momentin kur mbërriti policia.

Top Channel