Xi takon Vuçiç, nënshkruhen marrëveshjet për zhvillimin ekonomik

18/06/2016 00:00

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, për t’i dhënë një shtysë bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe atij mes shtetit komunist dhe Europës qendrore e asaj lindore në tërësi.

Më herët gjatë ditës, Jingping firmosi bashkë me homologun serb Tomisllav Nikoliç një deklaratë të përbashkët që parashikon ngritjen e marrëdhënieve bilaterale në nivelin e një partneriteti të ngushtë strategjik.

Gjatë takimit me Vuçiç, kreu i shtetit kinez i tha shefit te ekzekutivit serb se ky vendim injekton fryme të re në relatat edhe kështu miqësore mes Pekinit dhe Beogradit.

Ai kërkoi që të dyja palët të lëvizin ngadalë drejt një shtimi të bashkëpunimit në lidhje me projektet madhore të infrastrukturës, duke theksuar në mënyrë të veçantë se Kina është e gatshme të punojë me Serbinë për ta afruar datën e vënies në funksion të hekurudhës Hungari-Serbi.

Të dy vendet, sipas tij, duhet të përshpejtojnë gjithashtu strategjinë e zhvillimit kombëtar të Serbisë, e të sigurohen që marrëveshja e uzinës së çelikut Smederevo dhe të tjera projekte të rëndësishme të vihen në jetë duke respektuar pritshmëritë në mënyrë që të krijojnë vende të reja pune, të përmirësojnë jetesën e njerëzve, të promovojnë rritjen ekonomike të Serbisë e të krijojnë një situatë nga e cila në fund të përfitojnë të gjitha palët.

Kjo është e para vizitë e një presidenti kinez në Serbi prej 32 vjetësh. Pas ndalesës në Beograd, Xi do të udhëtojë drejt Polonisë dhe Uzbekistanit.

Top Channel