Formula 1, Rosberg do të niset i pari në Baku; pas tij “kokëkuqet”

18/06/2016 00:00

Pasi dominoi provat e lira, Lewis Hamilton ia dhuroi pol position-in për Çmimin e Madh të Europës shokut të tij të skuadrës, Nico Rosberg.

Britaniku i “Mercedes” u përplas me murin në sesionin e tretë të provave, gjë e cila e detyron atë ta nisë garën e së dielës nga vendi i dhjetë.

Ndërkohë, gjermani Rosberg regjistroi kohën më të shpejtë me 1 minutë, 42 sekonda e 758 të qindat. Lajme të mira kanë ardhur nga Baku për “Ferrari”.

Sebastian Vettel do ta nisë garë nga vendi i tretë, ndërsa Kimi Raikkonen nga vendi i katërt, kjo dhe falë penalizmit me 5 pozicione të Perez, për shkak të ndërrimit të kambios.

Përpara dy kokëkuqeve italiane do të jetë Ricciardo me “Red Bull”. Gara për Çmimin e Madh të Europës do të vijë për shqiptarët direkt në Top CHannel, të dielën në orën 15:00.

Top Channel