Referendumi britanik, Putin: Cameron po shantazhon BE

18/06/2016 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi se David Cameron mund të ketë organizuar referendumin për Europën në përpjekje për të shantazhuar Bashkimin Europian.

Në atë që u konsiderua gjerësisht nga mediat si ndërhyrja e parë e Putin për këtë çështje, lideri i Kremlinit tha se kryeministri britanik e ka organizuar referendumin për të trembur Europën. Shumë politikanë, përfshirë ministrin e jashtëm britanik Philip Hammond, më herët kanë spekuluar se Putin kërkon që Britania të votojë për daljen nga BE, në mënyrë që Europa të jetë më e dobët dhe Rusia të fitojë terren për të shtuar influencën e saj.

I pyetur nga “Associated Press” për këtë çështje, Putin tha se ai është një problem të madh me referendumin në tërësi.

“Pse kryeministri britanik organizoi referendumin? Pse e bëri këtë? Mendoj se donte të shantazhonte Europën apo të trembte dikë. Cili është qëllimi i referendumin, nëse Cameron është kundër daljes nga BE? – deklaroi Putin.

Presidenti rus tha se padyshim që ka pikëpamjet e tij për rrjedhojat e Brexit, por theksoi se nuk do t’i shprehë ato. Sipas tij, referendumi nuk është çështje e rusëve, por vetëm e popullit të Britanisë së madhe.

Top Channel